Inzaghi: “Jam i zemëruar me Ronaldon dhe Messin, për fajin e tyre unë dhe Raul jemi askushi”

  • 12 June 2020 - 16:54
 Inzaghi: “Jam i zemëruar me Ronaldon dhe Messin, për fajin e tyre unë dhe Raul jemi askushi”

Inzaghi është i zemëruar me Ronaldon dhe Messin. Arsyeja? Golat e shumtë që ata kanë shënuar në garat evropiane.

Ish futbollisti i Juventusit, Milanit etj, Pippo Inzaghi, ka treguar se ka qenë i obsesionuar pas golave dhe rekordeve.

Por, ato janë lënë nën hije, e disa janë shuar, falë magjisë që kanë dhuruar për një dekadë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ai ka kujtuar përballjen e parë me Ronaldon, në Champions në vitin 2007.

“As nuk e kam imagjinuar se do të ketë karrierë kaq mbresëlënëse. Gjithmonë flas për të në dhomat e zhveshjes sepse e di se si punon dhe përkushtimin e tij”, u shpreh Inzaghi.

Ai më pas tha se “jam pak i zemëruar me Ronaldon dhe Messin”.

“Për faji të tyre, duket se unë dhe Raul (Gonzales) kemi shënuar pak gola në Kupa (Champions League, Europa League, Supercopa de Europa)”.

Italiani ka shënuar 70 gola në garat e UEFA-s, është i pesti në klasifikim pas Robert Lewandowski (71), Raúl (77) dhe dyshja për të cilët flet e gjithë bota, dhe që kanë kapur shifra të frikshme; Messi (117) dhe Cristiano (131).