Rikthehet futbolli edhe në Itali, formacionet zyrtare Juventus – Milan

  • 12 June 2020 - 20:29
 Rikthehet futbolli edhe në Itali, formacionet zyrtare Juventus – Milan

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit dhe Milanit.

Pas pothuajse tre muajsh, futbolli është rikthyer edhe në Itali.

Gjithçka do të lihet pas dhe do të rinisë sonte me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit.

Sfida e parë është mbyllur 1-1 në ‘San Siro’, derisa sonte Stefano Pioli s’do të mund të llogarisë në disa lojtarë të rëndësishëm, veçuar Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.

Juventus XI: Buffon, Danilo, De Ligt, Bonucci, Sandro, Bentancur, Pjanic, Matuidi, Costa, Dybala, Ronaldo.

AC Milan XI: Donnarumma, Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria, Kessie, Bennacer, Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura, Rebic.

(Kosova Sot Online)