Shpërblehet Vedat Muriqi

  • 12 June 2020 - 23:18
 Shpërblehet Vedat Muriqi

Nuk qëndroi në fushë më shumë se 30 minuta, por i mjaftuan që të lë gjurmë dhe në fund të vlerësohet si një ndër futbollistët më të mirë në fushë.

Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën në fitoren e Fenerbahçes kundër Kayserispor në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u la në stol për ndeshjen e parë pas pandemisë.

Megjithatë, ai u inkuadrua në lojë në minutën e 63’, kur vendasit po humbisni 0-1.

Pas disa minutave të mira në fushë, duke rrezikuar portën kundërshtare, në atë të 87’, vendasit fituan një penallti dhe Muriqi e konkretizon atë në gol.

Një minutë më vonë, Luiz Gustavo shënoi për 2-1, duke rrëmbyer kështu tri pikë të arta në këtë takim.

Ani pse nuk qëndroi në fushë më shumë se 30 minuta, pasi hyri në pjesën e dytë – Muriqi u vlerësua si një ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes.

Kjo është një rinisje e mirë për Muriqin pas pandemisë, për të cilin interesohen shumë klube evropiane.

(Kosova Sot Online)