Keidi Bare: “Gabuam…”

  • 13 June 2020 - 10:40
 Keidi Bare: “Gabuam…”

Malaga humbi ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme kundër Huesca me rezultatin 1-3.

Një sfidë që ekipi vendas i Sadikut dhe Bares mund të bënte më shumë, pas barazimit të përkohshëm të Sadikut me penallti për 1-1.

Mesfushori Bare ka analizuar sfidën pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ata shënuan të parët dhe ne na ra ritmi. Më pas shënuam me penallti dhe aty morëm jetë. Gabuam në disa gjëra dhe ata morën avantazhin. Duhet të shohim përpara”, u shpreh ai.

“Kemi ndeshje të hënën dhe ne duhet të shënojmë në të gjitha sfidat, pasi na jep jetë. Shpresoj të marrim 3 pikë ndaj Tenerifes në udhëtim”.

(Kosova Sot Online)