Prishtina kërkon të shfrytëzojë gabimin e Ballkanit

  • 13 June 2020 - 11:32
 Prishtina kërkon të shfrytëzojë gabimin e Ballkanit

Dita e Prishtinës.

Pas gabimit të Ballkanit, Prishtina sot do të kërkojë vetëm pikët e plota në udhëtim te Vushtrria.

Xhiro e 24 e IPKO Superligës së Kosovës u hap me ndeshjet Flamurtari – Ballkani dhe Dukagjini – Feronikeli.

Ballkani gaboi sërish, duke marrë vetëm një pikë, çka do të thotë se tani rrezikon të humbasë edhe pozitën e dytë, derisa vendin e parë e lëshoi javën e kaluar.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi pret Drenicën në “Zahir Pajaziti”.

Trepikëshi do të jetë synim i vetëm për llapjanët, që duket se akoma besojnë në daljen në Evropë.

Ndeshjet nisin nga 17:00.

(Kosova Sot Online)