Klopp ka gati 120 milionë euro për dy futbollistë të Premierligës

  • 13 June 2020 - 13:13
Klopp ka gati 120 milionë euro për dy futbollistë të Premierligës

Neves dhe Traore kanë rënë në radarin e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po mendon për tregun e transferimeve për të forcuar ekipin për sezonin 2020/21.

Gjermani hoqi dorë nga sulmuesi Timo Werner, qw raportohet se ka zgjedhur tani Chelsean, por ka piketuar dy futbollistë të Premierligws.

Sipas mediave angleze, Klopp ka hedhur sytë nga yjet e Wolves, Ruben Neves dhe sulmuesi i krahut, Adama Traore.

Klubi kryesues duhet të bëjë një sakrificë të madhe sa i përket shpenzimeve, pasi Wolves do rreth 55 milionë euro për Neves dhe 65 milionë euro për Traore. 

(Kosova Sot Online)