Vidal lëshon bombën: “Dua të ndihem i rëndësishëm, Conte e di se mund të më besoj”

  • 13 June 2020 - 14:04
Vidal lëshon bombën: “Dua të ndihem i rëndësishëm, Conte e di se mund të më besoj”

Arturo Vidal ka dhënë sinjale se mund të jetë i interesuar për një transferim te Interi për të punuar me Antonio Conten.

Ai e ka bërë të qartë se te Bracelona nuk ndihet i rëndësishëm, siç do të dëshironte dhe ndoshta mund të jetë në Inter.

Vidal është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018, kur u transferua për afër 30 milionë euro nga Bayern Munich.

“Këtu jam i lumtur dhe kam shokë të mrekullueshëm, por dua të ndihem i rëndësishëm. Në të kundërtën, më duhet të shikoj që të vazhdoj karrierën diku tjetër”.

“Conte? Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, ai e di se jam fitues dhe se mund të më besoj. Kjo është çfarë dua edhe këtu”. 

(Kosova Sot Online)