23 futbollistët e ftuar nga Zidane për sfidën e parë pas pandemisë

  • 13 June 2020 - 16:23
 23 futbollistët e ftuar nga Zidane për sfidën e parë pas pandemisë

Hazard dhe Asensio janë në mesin e 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Eibarin.

Pas 3 muajsh, Real Madridi do të zbresë sërish në fushë.

Të dielën, Los Blancos zhvillojnë ndeshjen e parë pas pandemisë së koronavirusit, që paralizoi gjithë botën nga marsi e deri më sot.

Me ardhjen e pandemisë, kanë ndryshuar edhe disa rregulla, cdo skuadër ka të drejtë t’i marrë me vete gjithë lojtarët dhe t’i ulë në stol, derisa janë lejuar edhe 5 zëvendësime.

Andaj, Zinedine Zidane ka ftuar të gjithë futbollistët që i ka në dispozicion, përveç Luka Jovic, Nacho dhe Vasquez – të gjithë të dëmtuar.

Lojtarët e ftuar nga ZIZU:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.
Mbrojësa: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo, Mendy dhe Javi Hernández.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James e Isco.
Sulmues: Hazard, Benzema, Bale, Asensio, Brahim, Vinicius Jr. y Rodrygo.

(Kosova Sot Online)