Rashica gabon nga pika e penalltisë

  • 13 June 2020 - 16:52
 Rashica gabon nga pika e penalltisë

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica gaboi nga pika e penalltisë, duke rrezikuar kështu t’ia humbë skuadrës së tij disa pikë të rëndësishme në garën për titull. Megjithatë, bashkëlojtari i tij shënoi vetëm disa momente më vonë.

Në xhiron e 31-të të Bundesligës këtë sezon, Werder Bremeni vazhdon luftën për mbijetesë në Bundesligë më ndeshjen si mysafir kundër Paderborn, të cilën për momentin po e fiton me rezultat 2:0.

Humbjen e Rashicës mund ta shikoni në videon e mëposhtme, e cila fillon me golin e bashkëlojtarit të tij Davy Klassen, i cili shënoi dy minuta pas penalltisë së Rashicës.

Megjithatë, para se t’i shënonte këto dy gola, Milot Rashica e humbi një penallti, pasi goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Ky gabim i Rashicës vjen pas disa ndeshjeve ku ai është vlerësuar me notë të dobët, që nga rinisja e Bundesligës. Megjithatë, pasi që bashkëlojtarët e tij shënuar pak momente më vonë, humbja e tij nuk ka peshë të madhe në rezultat.

(Kosova Sot Online)