Messi u rikthye të shtunën mbrëma dhe bëri paraqitje mbresëlënëse

  • 14 June 2020 - 16:28
Messi u rikthye të shtunën mbrëma dhe bëri paraqitje mbresëlënëse

Lionel Messi u rikthye në fushën e lojës së futbollit të shtunën mbrëma dhe bëri paraqitje aq mbresëlënëse sikur kjo të mos ishte ndeshja e tij e parë pas më shumë se tre muajve larg futbollit.

Superylli argjentinas i dhuroi dy asiste dhe e shënoi një gol për t’i ndihmuar Barcelonës ta mundë 4:0 Real Mallorcan në ndeshjen e parë të tyre në La Liga që prej marsit, kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.

Së pari, Messi asistoi te goli i Martin Braithwaite në minutën e 37-të, kur ia pasoi me kokë një top të cilin atij e futi rrufeshëm në rrjetën e portës së Mallorcas.

Pastaj në pjesën e dytë, 32-vjeçari e gjeti Jordi Alban me një pasim harkor, për të cilin njihet shpesh, i cili shënoi për epërsinë 3:0 të Barçës.

Qershia mbi tortë për të u vendos kur Messi shënoi për 4:0 duke e futur topin në qoshen e majtë të portës pas një goditjeje me këmbën e djathtë.

Messi pati kontakt me topin 98 herë, duke i krijuar katër raste të mëdha, duke i kryer nëntë driblime të suksesshme, duke i fituar tre topa dhe duke u faulluar tri herë.

Whoscored e vlerësoi Messin me notën më të lartë të mundshme; 10.

Pamjet nga paraqitja e tij flasim vetë. 

(Kosova Sot Online)