Behrami: Do ta dëshmoj se akoma nuk kam mbaruar

  • 15 June 2020 - 08:35
Behrami: Do ta dëshmoj se akoma nuk kam mbaruar

Valon Behrami ka treguar se pse është kthyer në Serie A për Genoan – për të dëshmuar se akoma nuk ka mbaruar.

Pas largimit nga Sioni, 35-vjeçari ishte lojtar i lirë, ashtu që në muajin janar nënshkroi për klubin italian. “Kthimi te Genoa ishte një mundësi e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Mbi të gjitha, sinqerisht, doja të dëshmoj se nuk jam lojtar i mbaruar”.

“Dua të më besojnë bashkëlojtarët dhe ta shfrytëzojnë përvojën time si një shkëmb për t’u mbajtur gjatë momenteve të vështira. Nuk flas vetëm për fushën, por edhe jashtë saj”.

“Po ia kaloj shumë mirë me trajnerin Nicola, por sepse e nisëm me një debat. Ai më tregoi se çfarë mendonte dhe unë ia thashë të njëjtën, të dy e kuptuam se kemi të bëjmë me njerëz të sinqertë. Kjo është e rëndësishme në futboll”, ka deklaruar mesfushori shqiptar për Genoa Channel.

(Kosova Sot Online )