Presidenti i Napolit: Kush i do Ruizin dhe Koulibalyn le të paraqitet me 100 milionë euro

  • 15 June 2020 - 15:16
Presidenti i Napolit: Kush i do Ruizin dhe Koulibalyn le të paraqitet me 100 milionë euro

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk do të dëgjojë oferta nën 100 milionë euro për dyshen kryesore të skuadrës, Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz.

Koulibaly dhe Ruiz janë ndër dy lojtarët më të kërkuar në Serie A dhe flitet se mund të largohen në këtë verë, por shefi i klubit napolitan këmbëngul se kjo mund të ndodhë vetëm për çmimin e duhur.

Për mbrojtësin senegalez është përfolur se kërkohet nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Në anën tjetër, thuhet se Real Madridi dhe Barcelona e duan mesfushorin me ndikim, Fabian Ruiz.

“Fabian i ka edhe tri vjet kontratë, ndërsa Koulibaly dy. Ku qëndron problemi? Nëse Manchester City apo PSG-ja vijnë me 100 milionë euro, atëherë do të mendoj për këtë dhe mbase do t’i shesë, por gjithmonë duke qenë i siguruar se ata dëshirojnë të largohen”, tha Laurentiis.

“Një ofertë prej 60 milionë euro nuk do ta merrja parasysh kurrë. Jam i prerë. Nëse do të doja ta fitoja Serie A me çdo kusht, do të futesha në borxh 300 apo 400 milionë euro. Shikoj përreth dhe shoh klube që janë 500 apo 600 milionë euro në borxh. Unë nuk i kam borxh askujt”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)