Casillas heq dorë nga gara për president të Federatës Spanjolle të Futbollit

  • 15 June 2020 - 15:32
 Casillas heq dorë nga gara për president të Federatës Spanjolle të Futbollit

Iker Casillas njoftoi në muajin shkurt se kishte vendosur të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme për presidencën e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Katër muaj më vonë, ai njofton se po tërhiqet nga gara elektorale, pasi Luis Rubiales, presidenti aktual, ka bërë të ditur gjithashtu se ka qëllim të rizgjidhet (e ka marrë këtë detyrë në maj të vitit 2018).

Portieri i Portos pretendon se procesin zgjedhor, i nisur prej një jave, nuk është i drejtë dhe transparent, ashtu si duhet të jetë në të vërtetë.

Nëse Këshilli i Lartë i Sporteve jep miratimin, zgjedhjet mund të zhvillohen në 17 gusht, pasi të jetë krijuar Asambleja në ditët e para të korrikut. 140 anëtarët e asamblesë janë ata që vendosin për emrin e presidentit.

Casillas pretendon se situata ekonomike dhe sociale që po kalon Spanja bën të mendosh që përparësi nuk janë zgjedhjet në Federatën e Futbollit.

Me këtë lëvizje panorama është e qartë: Rubiales do të rizgjidhet president pa patur rivalë në garë.

(Kosova Sot Online)