Futboll edhe në mesjavë, të mërkurën përcaktohen finalistët e Kupës

  • 15 June 2020 - 15:53
 Futboll edhe në mesjavë, të mërkurën përcaktohen finalistët e Kupës

Feronikeli – Ballkani e Drenica – Prishtina do të jetë dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Digitalb Kupës.

Të mërkurën do të përcaktohen skuadrat finaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Në mesjavë do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales.

Dueli kryesor do të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Therandë kishte përfunduar baras, 0:0.

Prandaj, gjithçka mbetet e hapur dhe të dyja skuadrat i kanë shanset e tyre për ta prekur finalen e madhe të Kupës.

Në përballjen tjetër, Prishtina ka kryer shumë punë në ndeshjen e parë me Drenicën, të cilën e kishte fituar 3:0.

Me këtë rast, kryeqytetasit do të shkojnë në Drenicë për ta ruajtur këtë avantazh dhe për ta prerë një biletë për finale.

Nga ana tjetër, Kuqezinjtë do të tentojnë ta bëjnë të pamundurën të mundur.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Dhe, kjo është arsyeja se përse ky trofe është mjaft i çmueshëm dhe i rëndësishëm.

Të dyja ndeshjet do të luhen të mërkurën dhe do të fillojnë në orën 16:30.

(Kosova Sot Online)