Zizu ende shpreson te Ramos, Carvajal dhe Hazard për Valencian

  • 15 June 2020 - 16:36
Zizu ende shpreson te Ramos, Carvajal dhe Hazard për Valencian

Real Madridi është rikthyer të dielën në aksion, pas pushimit tre mujor – për shkak të COVID-19.

Los Blancos e nisën luftën për titull me ndeshjen kundër Eibar që u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano”, pasi “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar.

Reali i Zinedine Zidane fitoi me rezultat 3-1, por lajmi i keq është shqetësimet e disa futbollistëve.

Dani Carvajal mori një goditje në pjesën e parë dhe nuk doli më në fushë në pjesën e dytë, Sergio Ramos ka probleme me mbingarkesë muskulore, derisa edhe Eden Hazard mori një goditje dhe Zizu e largoi nga loja në minutën e 61’.

Sido që të jetë, AS dhe MARCA raportojnë se në Madrid janë optimist se që të tre, pa  asnjë problem, do të jenë pjesë e ekipit të enjten mbrëma kundër Valencias, ndeshje që gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme në luftën për titull pasi një rrëshqitje e mundshme, do t’i jepte më shumë komoditet dhe zemër Barcelonës që aktualisht ka dy pikë më shumë se Reali. 

(Kosova Sot Online)