“Për pak u laga kur e pashë Ronaldon”

  • 15 June 2020 - 18:20
 “Për pak u laga kur e pashë Ronaldon”

Është një ndër më të mirët në histori, idhulli i të shumtëve nëpër botë.

Jo vetëm i tifozëve, Luís Nazário de Lima Ronaldo ishte idhulli edhe i shumë futbollistëve.

Nuk kishte një si ai kur ishte 100 % i gatshëm për lojë, pasi Ronaldo ka pasur lëndime të tmerrshme gjatë karrierës.

Madhështin e Ronaldon më së miri e tregon edhe kjo deklaratë e sulmuesit legjendar të Manchester United, Andy Cole, që me “Djajtë e Kuq” nga viti 1995 deri më 2001 ka shënuar 121 gola në 275 paraqitje.

Andy Cole eci afër Ronaldos në tunel kur Manchester United në vitin 1999 u përballe më Interin në UEFA Champions League.

“Më kujtohet kur luajtëm me Inter Milan dhe në tunel e pashë Ronaldon. Nuk do të gënjej, pothuajse u laga!”, u shpreh Cole.

“Thash ‘ky është djali që e kam shikuar ndër vite’. Ai kishte gjithçka dhe unë po qëndroja në tunel në San Siro dhe thosha: “Ky është i sëmurë!”. Por kur je në atë nivel dhe mendon, “Unë jam në të vërtetë në këtë nivel me këta njerëz. Unë jam në të njëjtën fushë si këta djem, unë jam në atë nivel”, është çmenduri.

(Kosova Sot Online)