Zyrtare: Edon Zhegrova dëmton ligamentet!

  • 15 June 2020 - 21:35
 Zyrtare: Edon Zhegrova dëmton ligamentet!

sZhegrova do të mungojë disa javë, pas një dëmtimi që ka pësuar së fundmi në stërvitje me Baselin.

Futbollistët kanë pritur më shumë se dy muaj për t’u kthyer në fushë, pasi pandemia e koronavirusit e bëri të veten.

Megjithatë, disa do të kthehen ta shijojnë futbollin, disa jo, mungesa e gjatë ka bërë që shumë futbollistë nëpër Evropë të jenë viktima të lëndimeve.

Rasti i fundit është me Edon Zhagrovën.

Magjistari i Kombëtares së Kosovës zyrtarisht do të jetë jashtë për disa javë sipas mediave zvicerane.

Klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar se 20-vjeçari ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, por s’ka treguar se sa do të mungojë, vetëm se “do t’i humbasë ndeshjet e radhës”.

Lëndimi vjen për Edonin në momentin kur po e qartësonte të ardhmen, pasi huazimi nga Genk te Baseli i përfundon në fund të këtij edicioni.

Raportohet se atë e duan disa klube në Serie A dhe Bundesliga.

(Kosova Sot Online)