Mungoi në stërvitje, futbollisti thotë se iu rrëmbye shpirti nga jashtëtokësorët

  • 16 June 2020 - 08:27
Mungoi në stërvitje, futbollisti thotë se iu rrëmbye shpirti nga jashtëtokësorët

Përgjatë viteve, futbollistët kanë përdorur arsyetimet të shumta për t’i arsyetuar vonesat dhe mungesat në seanca stërvitore, mirëpo pretendimi i Guillermo Marinos se shpirti i tij iu mor nga jashtëtokësorë gjatë kohës sa ai po shkonte në stërvitje është një risi në botën e futbollit.

Guillermo Moreno u ngrit nga akademia e Newell’s Old Boys në Rosario dhe i shijoi dy periudha të suksesshme në Boca Juniors, mirëpo sukseset më të mëdha ai i shijoi në Kili.

Megjithatë, karriera e tij në Santiago nuk përfundoi pa incidente. Ish-bashkëlojtari i tij, Gustavo Lorenzetti tani ka sqaruar se ish-mesfushori ishte arsyetuar për një mungesë duke thënë se ishte rrëmbyer nga alienë.

“Guillermo kishte thënë se kishte arritur vonë në një seancë stërvitje sepse ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorë”, ka thënë Lorenzetti.

“Ai e dha një sqarim të plotë për mënyrën se si ishte ndierë dhe gjithçka tjetër”.

“Ka disa raste kur lojtarët thonë: “Unë u largova dhe erdha pas dy ditë sepse u rrëmbeva nga jashtëtokësorët”. Por, Guille nuk është ai lloj i lojtarit. Ai ishte një djalosh me të vërtetë i mirë, të gjithë e njohim atë”.

“Ai nga sqaroi se si papritmas kishte humbur dhe ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Ai e sqaroi se ata ta marrin shpirtin, ta analizojnë dhe, përgjatë gjithë rrugëtimit, kujdesen për ty. Ai tha diçka kështu’.

“Sinqerisht, unë besoj në jashtëtokësorë. Ai e dha një sqarim të mrekullueshëm dhe ne duhet t’i besojmë atij”.

(Kosova Sot Online )