Tentimet e Suarezit për t’u ndëshkuar me karton të verdhë për pesë minuta rresht

  • 16 June 2020 - 09:07
Tentimet e Suarezit për t’u ndëshkuar me karton të verdhë për pesë minuta rresht

Përveç rekordeve të tij mbresëlënëse si golashënues, Luis Suarez njihet në mesin e tifozëve të futbollit edhe për personalitetin e tij. Ndër momentet më karakteristike për të janë cilësuar minutat e fundit të një ndeshjeje të Barcelonës kundër Gironës.

Në shkurt të vitit 2018, sulmuesi uruguaian kontrovers ishte një karton të verdhë larg suspendimit për ndeshjen vijuese.

Trump premtoi se s’do të shikojë futboll pas vendimit të Federatës, reagon FIFA

Në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në ndeshjen e ligës kundër Atletico Madridit, që do të zhvillohej pas dy javësh, ai kishte tentuar të ndëshkohej me karton të verdhë kundër Gironës për të munguar kundër Las Palmas.

Gjatë pesë minutave të fundit të ndeshjes kundër Gironës, Suarezi e kishte bërë një ndërhyrje të palejueshme, i kishte kërcyer një rivali mbi shpinë dhe kishte pretenduar edhe të jetë portier.

Megjithatë, gjyqtari Javier Alberola Rojas nuk ia kishte plotësuar dëshirën ta ndëshkonte me karton të verdhë – edhe pasi Suarezi kishte shpenzuar 10-15 sekonda për një rivënie anësore.

31-vjeçari nuk e arriti qëllimin e tij, për t’u përjashtuar nga ndeshja e radhës e Barcelonës kundër Las Palmas, dhe, përkundër dështimit të këtij tentimi, ai s’rezistoi t’i buzëqeshte gjyqtarit pas ndeshjes.

“Suarez i kaloi pesë minutat e fundit duke tentuar të ndëshkohej, mirëpo dështoi. Ai është një karton të verdhë larg suspendimit për një ndeshje dhe dëshironte të mungonte kundër Las Palmas, para ndeshjes kundër Atletico Madridit. Megjithatë, Alba arriti të ndëshkohej”, shkroi Samuel Mardsen.

(Kosova Sot Online )