Hetim ndaj Ibrahimovicit për shkeljen e rregullave për COVID-19 në Suedi

  • 16 June 2020 - 09:46
Hetim ndaj Ibrahimovicit për shkeljen e rregullave për COVID-19 në Suedi

Zlatan Ibrahimovic ka shkaktuar kundërthënie në Suedi, pasi dyshohet se i ka shkelur rregullat e COVID-19 duke hyrë në zhveshtoren Hammarby.

Sulmuesi veteran është duke u rikuperuar nga lëndimi në vendin, ndërsa e ka shfrytëzuar rastin që ta shikojë ndeshjen e klubit që e pronëson pjesërisht në sfidën ndaj Osterstund në kuadër të ligës Allsvenskan. Pas fitores prej 2-0, ai thuhet të ketë shkuar në zhveshtore për t’i uruar lojtarët për suksesin e arritur.

Ndërkaq, Gazzetta dello Sport dhe mediume tjera raportojnë se në këtë mënyrë e ka shkelur protokollin shëndetësor, sipas të cilit vetëm lojtarët dhe stafi teknik kanë të drejtë të hyjnë në zhveshtore.

Mediat suedeze bëjnë të ditur se Federata e Suedisë pritet të nisë një hetim lidhur me sjelljen e Ibrahimovicit. Në ndërkohë, Milani nuk do ta dënojë, sepse i ka thënë leje që të kthehet në vendin e tij.

(Kosova Sot Online )