Ylli i NBA Durant investon në futboll

  • 16 June 2020 - 11:00
Ylli i NBA Durant investon në futboll

Ylli i NBA dhe Brooklyn Nets, Kevin Durant, bleu aksione në klubin e futbollit Philadelphia Union, që garon në Major League Soccer (MLS, liga e nivelit elitar në SHBA), duke u hyrë kështu në mesin e shumë basketbollistëve që kanë vendosur të investojnë në futboll.

Kevin Durant i ka blerë pesë për qind të aksioneve të klubit Philadelphia Union, ndërsa e ka opsionin t’i blejë edhe pesë për qind të tjera në një të ardhme të afërt.

Durant, dhjetë-herë All-Star në NBA, ka qenë dy herë kampin i NBA me Golden State Warriors, ndërsa e ka fituar edhe çmimin për lojtarin më të mirë MVP në NBA në vitin 2014, si dhe i ka dy medalje të arta Olimpike.

Durant tani bëhet basketbollisti i dytë i NBA All-Star që investon në futbollin e ligës amerikane MLS, pasi edhe James Harden bleu aksione të klubit Houston Dynamo, ndërsa ylli i NFL Russell Wilson bleu aksione në Seattle Sounders.

Edhe ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, është bërë pjesë e biznesit të futbollit, pasi që ai kishte blerë aksione në Liverpool në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)