Gerrard: Klopp meriton statujë në Liverpool

  • 16 June 2020 - 11:04
Gerrard: Klopp meriton statujë në Liverpool

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i ka kërkuar ish-klubit të tij të fillojë punimet për ndërtimin e një statuje për trajnerin Jurgen Klopp, para se klubi të shpallet kampion i Anglisë.

Liverpooli do të konfirmohet si kampioni i ri i Premierligës nëse arrin t’i marrë të paktën gjashtë pikë nga nëntë ndeshjeve të mbetura deri në fund të sezonit 2019/20.

Djemtë e Kloppit kanë arritur të krijojnë epërsi prej 25 pikësh ndaj Manchester Cityt, që është kampioni në fuqi dhe radhitet në pozitën e dytë në tabelë, para se gara të ndërpritej në mars, shkaku i koronavirusit.

Liverpooli i kishte 27 nga 29 ndeshjet e zhvilluara në Premierligë përgjatë këtij sezoni, ndërsa do të tentojë të vazhdojë me të njëjtën ecuri kur sezoni të rinisë këtë javë. Liverpooli rival të parë do ta kenë Evertonin të dielën, në derbin e qytetit.

Legjenda e klubit, Gerrard – që tani është trajner i Rangers – thotë se Klopp e ka ngritur standardin për të gjithë trajnerët dhe thotë se ka qenë i kënaqur teksa e parë Liverpoolin nën drejtimin e gjermanit.

“Hajde shkojmë drejt e në temë në këtë intervistë, unë mendoj se Jurgen Kloppi është trajneri më i mirë në botë. Unë e di se ka edhe trajnerë shumë më të suksesshëm”, ka thënë Gerrard.

“Pep Guardiola është i jashtëzakonshëm. Edhe Carlo Ancelotti është i jashtëzakonshëm dhe mendoj se Evertoni ka me të vërtetë fat që e ka një trajner si ai. Mund t’i emëroj edhe shumë të tjerë”.

“Por, të vish në Liverpool dhe ta bësh atë që e ka bërë Kloppi… t’i arrish aq shumë finale, ta fitosh titullin e gjashtë evropian dhe pastaj ta fitosh ligën për herë të parë që 30 vjet..”

“Për mua, dikush si Jurgen duhet të shpërblehet menjëherë. Më duket se në futboll presim kur dikush të vjetrohet për t’ia njohur me të vërtetë arritjet. Por, unë e di se pronarët e Liverpoolit s’do ta lejojnë këtë. Kur Jurgen ta fitojë ligën, ata duhet ta kenë nisur punën për ndërtimin e statujës së tij”. 

(Kosova Sot Online)