Trajneri Kuka: Jemi qyteti i vetëm shqiptar me kampion botëror e olimpik

  • 16 June 2020 - 15:01
Trajneri Kuka: Jemi qyteti i vetëm shqiptar me kampion botëror e olimpik

Trajneri i xhudos, Driton Kuka e ka bërë sot një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Trajneri i suksesshëm pejan ua ka uruar të gjithë pejanëve Ditën e Çlirimit të këtij qyteti në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Krahas bukurive të qytetit të tij të lindjes, ai i ka përmendur edhe sukseset ndërkombëtare, të arritura nga garuesit e tij, përfshirë këtu edhe medaljet në Kampionate Botërore dhe në Olimpiadë.

“Pejë Urime dita e çlirimit. Qyteti që rrethohet nga bjeshkët më të bukura në Botë! Qyteti im i lindjes! Krenar që sot jemi qyteti i vetëm shqiptar në botë me kampion botëror e olimpik. Krenar me ekipin tim!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ekipi i xhudos ka qëndruar në karantinë dhe ka ushtruar gjatë periudhës së pandemisë koronavirus për ta ruajtur formën për sfidat që e presin në muajt në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)