Man Utd i kontakton përfaqësuesit e Willianit

  • 16 June 2020 - 17:48
 Man Utd i kontakton përfaqësuesit e Willianit

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin yllit brazilian, i cili pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit pasi do t’i përfundojë kontrata me “Blues”

s i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit të Chelseat, Willian.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “France Football”.

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv, i cili pritet të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen pasi do t’i skadojë kontrata me “Blues”.

Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur edhe Barcelona, ndërsa atë e pëlqen edhe Juventusi pasi trajneri Maurizio Sarri është admirues i lojës së futbollistit.

Willian i ka kaluar shtatë sezone në fanellën e Chelseat dhe duket se ky bashkëpunim do të marrë fund tashmë.

(Kosova Sot Online)