Newcastle insiston për Immobilen

  • 16 June 2020 - 18:29
 Newcastle insiston për Immobilen

Klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për sulmuesin e Lazios, i cili nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin italian.

Newcastle United është mjaft i interesuar për sulmuesin italian, Ciro Immobile.

Madje, portali italian “Calciomercato” shkruan se klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për sulmuesin italian,

Newcastle pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës pasi klubin e morën në dorë miliarderët arabë.

Prandaj, “Magpies” synojnë ta transferojnë në “St James’ Park” golashënuesin më të mirë të Serie A.

Newcastle ndërkohë e ka përgatitur një ofertë prej 8 milionë eurosh në vit për Immobilen.

Gjithashtu, interesim për 30 vjeçarin ka shprehur edhe Manchester United në Angli.

(Kosova Sot Online)