Lewandowski, pas triumfit në Bundesligë: Duam të luajmë më mirë në Ligën e Kampionëve

  • 17 June 2020 - 08:27
Lewandowski, pas triumfit në Bundesligë: Duam të luajmë më mirë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, dëshiron ta shohë skuadrën e tij në formë edhe më të mirë në Ligën e Kampionëve, pasi bavarezët arritën ta sigurojnë edhe matematikisht titullin e tetë radhazi të Bundesligës.

Goli i shënuar nga Robert Lewandowski në pjesën e parë të fitores me rezultat 1:0 të Bayernit kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës, i mjaftoi Bayernit Bayernit ta sigurojë titullin, përkundër kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua Alphonso Davies afër fundit të ndeshjes.

Djemtë e Hansi Flick janë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi që në ndeshjen e parë kundër Chelseat, të zhvilluar në Stamford Bridge, shënuan fitore me rezultat 3:0, ndërsa kjo pritet të rinisë në gusht.

Lewandowski, i cili i ka shënuar 46 gola këtë sezon, shpreson se Bayerni mund të ngrihet edhe në një nivel më të lartë kur të vijnë ndeshjet evropiane.

“Ne jemi kampionë të Gjermanisë. Natyrisht se është paksa e komplikuar pasi që s’mund të festojmë me tifozët. Ajo pjesa shtesë, ai pasioni po na mungon”, u shpreh sulmuesi polak.

“Ne jemi me të vërtetë të kënaqur, nuk ka qenë një sezon i lehtë. Ne kemi qenë duke luftuar për titullin që një kohë të gjatë. Shpresoj se do të mundë të festojmë me tifozë në stadium së shpejti’.

“Ne e dëshmuam që jemi ekipi më i mirë në Gjermani dhe tani duam të luajmë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve”.

(Kosova Sot Online )