Guardiola: Me Silvan do të përshëndetemi ashtu siç duhet këtë verë

  • 17 June 2020 - 08:36
Guardiola: Me Silvan do të përshëndetemi ashtu siç duhet këtë verë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se mesfushori David Silva do ta përfundojë këtë sezon me klubin anglez dhe pastaj shpreson se ai do të mundë ta marrë “një lamtumirë të vërtetë, me tifozë”.

David Silvas i përfundon kontrata me Manchester Cityn në fund të qershorit, mirëpo ai do ta përfundojë këtë sezon me Manchester Cityn, përkundër që e ka konfirmuar se ky do të jetë i fundit në karrierën e tij në Etihad.

Dhe Guardiola shpreson se 34-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e klubit të Premierligës që nga vitit 2010, do ta marrë një lamtumirë adekuate në një pikë, përderisa ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen të gjitha prapa dyerve të mbyllura.

“Po, David do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ai do t’i luajë ndeshjet e fundit pa tifozë, por shpresoj se ai dhe klubi mund ta organizojë një lamtumirë adekuate para njerëzve”, ka thënë Guardiola.

“Klubet e mëdha bëhen klube të mrekullueshme kur bëjnë gjëra të mirë për lojtarët e jashtëzakonshëm që kanë qenë këtu që më shumë se një dekadë”.

“Situata nuk është ashtu siç ishte, askush nuk e do këtë situatë, veçanërisht David. Klubi do të bëjë marrëveshje me Davidin dhe pastaj duhet të bëjë ashtu siç duhet të bëjë”.

(Kosova Sot Online )