Gjigantet braziliane s’pranojnë ta rinisin sezonin

  • 17 June 2020 - 13:43
Gjigantet braziliane s’pranojnë ta rinisin sezonin

Mbi 45 mijë njerëz e kanë humbur jetën në Brazil shkaku i virusit Covid-19 dhe kjo ka bërë që klubet e futbollit të mos jenë aspak të kënaqura që është vendosur të rinisin garat për këtë sezon.

Dy nga klubet më të mëdha të Brazilit, Fluminese dhe Botafogo, kanë thënë se s’do të pranojnë të kthehen në fushën e lojës për t’i zhvilluar ndeshjet e mbetura të Campeonato Carioca nga 18 qershori.

Federata e Futbollit e Brazilit vendosi që ta rinisë kampionatit nga ky muaj në mënyrë që të qëndrojë në një hap me ligat e mëdha evropiane, shumica prej të cilave kanë vendosur t’i rinisin ndeshjet.

Megjithatë, numri i të vdekurve shkaku i Covid-19 vazhdonin të rritet në Brazil, pasi që mediat vendore raportuan për rekord të ri të vdekjeve të martën – 1282 – duke e dërguar kështu numrin total të viktimave mbi 45 mijë. Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë nga koronavirusi, pas vetëm ShBA-së.

Pas vendimit të Federatës së Futbollit të Brazilit për ta rinisur kampionatit, presidenti i Botafogos, Nelson Mufarrej, tha se ky vendim s’përkon me realitetin dhe paralajmëroi padi ligjore për rrezikim të shëndetit dhe sigurisë.

“Fatkeqësisht, shumica e klubeve mendojnë se ky është momenti i duhur për t’i rinisur ndeshjet sërish, përkundër skenave kaotike të cilat po i përjetojmë tani. Ne jemi kundër kësaj”, ka thënë Mufarrej, klubi i së cilit më vonë bëri të ditur se pranon t’i luajë ndeshjet e mbetura më 1 dhe 4 korrik.

Në këtë mënyrë, Botafogos do të kishin mundësi t’iu shëroheshin pesë lojtarë që raportohet se janë të infektuar me koronavirus dhe që aktualisht po stërviten individualisht.

Ndërkohë, Flumineses i janë caktuar ndeshjet për 22 dhe 24 qershor, mirëpo drejtori i klubit, Mario Bittencourt, ka thënë se lojtarët e klubit nuk janë gati të kthehet në fushën e lojës.

“Datat e caktuara për ndeshjet tona janë të papranueshme nga pikëpamja e shëndetit të lojtarëve tanë dhe ne nuk do të dalim të luajë dhe do ta paraqesim këtë rast në gjykatën sportive për ta bërë gjënë e duhur”. 

(Kosova Sot Online)