Ky është qyteti ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve

  • 17 June 2020 - 18:12
 Ky është qyteti ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, do të jetë nikoqir i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve nga faza çerekfinale këtë sezon, ka vendosur sot UEFA.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot pasdite që ndeshjet nga faza gjysmëfinale e tutje në Ligën e Kampionëve të luhen në dy stadiume në Lisbonë.

Ky mini-turne, i përbërë nga shtatë ndeshje të eliminimit direkt, do të nisë më 11 gusht dhe të përfundojë me finalen e madhe më 23 gusht.

Para kësaj, ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales, Manchester City-Real Madrid, Barcelona-Napoli, Bayern Munich-Chelsea dhe Juventus-Lyon, do të luhen më 7 dhe 8 gusht në stadiumet vendase siç ka qenë e planifikuar.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, për shkak të rrezikut nga pandemia koronavirus.

(Kosova Sot Online)