Gattuso pasi e mundi Juventusin në finale: Unë besoj në Zotin e futbollit

  • 18 June 2020 - 09:03
Gattuso pasi e mundi Juventusin në finale: Unë besoj në Zotin e futbollit

Gennaro Gattuso i ka lartësuar lojtarët e Napolit për fitimin e Kupës së Italisë me penallti kundër Juventusit, duke thënë se beson në Zotin e futbollit se ç’të mbjellësh do të korrësh.

Ky është trofeu i parë që Gattuso e fiton si trajner dhe është i veçantë duke qenë se ai e zëvendësoi Carlo Ancelottin e shkarkuar nga Napoli në dhjetor. Ky muaj ka qenë vërtet traumatik për Rinon, të cilit i vdiq motra 37-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

“Jeta dhe posaçërisht futbollit më kanë dhënë më shumë seç unë u kam dhënë atyre. Futbolli më ka bërë burrë. Në jetë, gjithmonë mendon për prindërit dhe familjen së pari, prandaj natyrisht është e vështirë të pranosh atë që ndodh”, tha Gattuso pas ndeshjes.

“Unë besoj në Zotin e futbollit dhe kur i bën gjërat drejt ç’të mbjellësh do të korrësh; t’u shpërblehet”, shtoi ai.

Menjëherë pas fitimit të trofeut, Gattuso u ka thënë lojtarëve të Napolit se tani u duhet të luftojnë fort për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )