Pedro arrin marrëveshje me Romën, e lë Chelsean në baltë

  • 18 June 2020 - 09:20
Pedro arrin marrëveshje me Romën, e lë Chelsean në baltë

Pedro pritet t’i bashkohet Romës gjatë kësaj vere, pasi ka arritur marrëveshje me klubin e Serie A për parakontratë, duke e lënë Chelsean të tërbuar dhe në rrezik për ta lënë skuadrën londineze pa një lojtar për ndeshjet e mbetura në Premierligë.

32-vjeçari e ka pranuar një kontratë dyvjeçare, e cila përfshinë mundësinë për ta zgjatur për edhe një vjet tjetër me klubin nga kryeqyteti italian.

Chelsea ka kohë deri të martën e ardhshme të bisedojë me spanjollin për ta arritur një marrëveshje për qëndrim afatshkurtër, pasi kontrata e tanishme i mbaron më 30 qershor.

Thuhet së Pedro është i merakosur se do t’i dështojë kalimi në Romë nëse lëndohet duke luajtur për Chelsean, gjë që do t’ia komplikojë planet Frank Lampardit për rifillimin e Premierligës.

Chelsea është duke punuar për t’u siguruar se Pedro dhe Willian nuk do të largohen nga klubi para se të përfundojë sezoni i shtyrë por dy anësorët veteranë i kanë ofruar shumë pak qartësi rreth planeve të veta.

Klubet e Premierligës kanë afat deri më 23 janar të arrijë marrëveshje të përkohshme me lojtarët të cilëve u mbarojnë kontratat në fund të qershorit. Pedro, i cili nuk do të ishte në gjendje të luajë për Romën deri në sezonin e ardhshëm, duhet patjetër të vendosë nëse dëshiron të ndihmojë Chelsean të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për trofe në FA Cup.

(Kosova Sot Online )