Oblak bëhet legjendë në La Liga, vendos rekord të madh

  • 18 June 2020 - 09:27
Oblak bëhet legjendë në La Liga, vendos rekord të madh

Jan Oblak është bërë portieri më i shpejtë në historinë e La Ligës që arrin të mbajë 100 herë portën e paprekur.

Reprezentuesi slloven e arriti rekordin pa pësuar gol gjatë fitores 5-0 të Atletico Madridit ndaj Osasunas të mërkurën në mbrëmje. Kjo ishte hera e 100-të e portierit që arrin ta mbaj portën e pastër në 182 paraqitjet në ligë, duke kaluar Miguel Reina, i cili mbante rekordin me 100 porta të paprekura në 222 paraqitje.

Victor Valdes tani renditet në vendin e tretë në renditje, duke mbajtur 100 herë portën e paprekur në 227 paraqitje për Barcelonën.

Numra e Oblak do të thonë se ai ka mbajtur portën e pastër në 55 për qind të paraqitjeve të tij në La Liga, rekord i cili është shumë më i mirë se disa prej portierëve më të mëdhenj të ligë.

Andoni Zubizarreta mbajti 235 herë portën e paprekur në 622 paraqitje (37.78 për qind), Paco Buyo regjistroi 213 porta të paprekura në 542 ndeshje dhe Iker Casillas mbajti 177 herë portën e paprekur në 510 paraqitje.

Oblak gjithashtu ka mbajtur më shumë portën e paprekur në La Liga se çdo portier tjetër në historinë e Atleticos, me Abel Resino të dytin në 96 ndeshja pa pranuar gol në 240 ndeshje.

Një pjesë tjetër e historisë për sllovenin është se ai është portieri i parë i huaj që arrin të mbaj 100 herë portën e paprekur në historinë e La Ligas.

(Kosova Sot Online )