Humbje e dyfishtë historike për Ronaldon

  • 18 June 2020 - 10:09
Humbje e dyfishtë historike për Ronaldon

Cristiano Ronaldo e ka pësuar humbjen e dytë radhazi në finale për herë të parë në karrierë, pasi Juventusi u mposht nga Napoli në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën.

Pas një barazimi pa gola në kohë të rregullt, Napoli e fitoi trofeun e kupës në penallti, duke i mundur 4:2 bardhezinjtë pasi Paulo Dybala dhe Danilo dështuan nga pika e bardhë.

Derisa Ronaldo e luajti gjithë ndeshjen – duke goditur tri herë në drejtim në portës por duke gjuajtur vetëm një herë brenda kornizës së saj – ai nuk e pati mundësinë të gjuajë nga penalltia, pasi djelmoshat e Gennaro Gattusos ishin të saktë para se portugezit t’i vinte rendi.

Pasi e humbi Superkupën e Italisë ndaj Lazios në fund të vitit të kaluar, kjo është disfata e dytë radhazi për skuadrën e Maurizio Sarrit.

Derisa Ronaldo ka marrë pjesën në shumë finale vendore dhe kontinentale me çdo ekip për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e vet të bujshme, 35-vjeçari nuk i kishte humbur dy finale radhazi kurrë më parë.

Por humbja ndaj Lazios në Superkupë dhe kjo kundër Napolit në kupë brenda disa muajve, nënkuptojnë se tani Ronaldo është humbës i dy finaleve radhazi.

(Kosova Sot Online )