Çfarë do të bënte Ronaldo po ta kishte buxhetin e Realit? “Do ta blija Mbappen”

  • 18 June 2020 - 17:18
Çfarë do të bënte Ronaldo po ta kishte buxhetin e Realit? “Do ta blija Mbappen”

Mesazhi i Ronaldos, Fenomenit është shumë i qartë për ish klubin (Realin), duhet të ‘vrapojë’ dhe t’i sigurojë shërbimet e Mbappes.

Kylian Mbappe ka shumë vite që cilësohet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, futbollisti që do të dominojë në botën e futbollit pasi numri 10 i Barçës dhe 7 i Juves t’i varin atletet.

Dicka të tillë e ka konfirmuar edhe legjenda e Brazilit, Interit dhe Realit, Ronaldo.

I pyetur se cilin futbollist e sheh më me të ardhme që do të prek majat e futbollit dhe do ta blinte pa marr parasysh cmimin nëse do të kishte buxhetin e Real Madridit, ai u përgjigj: “Do ta trasnferoja Mbappen”.

“Ai është i vetmi që më kujton veten kur dikur luaja futboll”, shtoi Ronaldo.

Braziliani zotëron 51% të aksioneve të klubit Real Valladollid, por e di sigurt se Mbappen kurrë s’mund ta dërgojë atje, atëherë në njëfarë mënyre, i ka dërguar mesazhe ish klubit dhe Florentino Perezit se Mbappe është lojtar që vjen njëherë në disa vite, ashtu siç janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. 

(Kosova Sot Online)