Ronaldo e përjashton Haalandin nga Reali

  • 18 June 2020 - 17:19
Ronaldo e përjashton Haalandin nga Reali

Sipas Ronaldos, Haaland nuk i duhet Realit

Erling Braut Haaland është duke zhvilluar një sezon pozitiv dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, përfshirë sipas mediave, edhe nga ana e Real Madridit.

Sido që të jetë, legjenda e Los Blancos, Ronaldo Fenomeni, beson se Reali tashmë i ka më të mirët.

“Haaland është lojtar i shkëlqyer, është ende i ri dhe ka pasur një sezon shumë të mirë me shumë gola, do të shohim se si përfundon”, u shpreh Ronaldo.

“Sigurisht se shumë klube të mëdha janë duke e shikuar, por Real Madridi i ka më të mirët, si Benzema që shënon gola çdo të diele”.

19-vjeçari Haaland numëron këtë sezon 43 gola në 43 paraqitje me dy klube, Salzburgun dhe Dortmundin. 

(Kosova Sot Online)