Thyejnë rregullat në kohë pandemie, tifozët festuan si të çmendur titullin e Napolit

  • 18 June 2020 - 17:36
 Thyejnë rregullat në kohë pandemie, tifozët festuan si të çmendur titullin e Napolit

Kritika nga të katërta anët.

Me së paku 34 mijë persona të vdekur për shkak të pandemisë së koronavirusit, kërkesa e Italisë dhe çdo vendi është që të evitohen ende vendet publike, dhe të ketë distancë sociale, pasi armiku gjendet mes nesh.

Këtij urdhri befasisht nuk i janë bindur tifozët e Napolit dhe kritikat kanë nisur nga të katërta anët pasi mund të ketë nesër shumë pasoja.

Nga gëzimi për triumfin e Napolit në Kupën e Italisë, pasi në finale e mundi Juventusit nga penalltitë, tifozët nisën festën në qytet sikur të ishte një kohë normale, por jo, fatkeqësisht nuk është dhe fatkeqësisht siç shkruajnë mediat në Itali, mund të ketë pasoja sepse një festim i tillë nuk është dashur të ndodhë.

(Kosova Sot Online)