Kur gjithçka shkon mbrapsht për Zidanen atëherë kur ka nevojë për pak fat

  • 18 June 2020 - 22:08
 Kur gjithçka shkon mbrapsht për Zidanen atëherë kur ka nevojë për pak fat

Jo vetëm kundër Valencias, por rrezikon të mungojë të paktën gjashtë ndeshje me radhë, pothuajse do të humbasë sezonin.

Isco Alarcon ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje të mërkurën mbrëma në “Alfredo Di Stefano”, dhe do të mungojë në përballjen e vështirë të Real Madridit sonte kundër Valencias, sfidë e vlefshme për La Ligan, ku Reali vcazhdon të ndjekë Barcelonën për titull.

Isco ishte përfshirë në skuadrën e Zinedine Zidane për ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër Valencias, por testet mjekësore të enjten shtyn klubin që përmes një komunikate të tregojnë se mesfushori ka pësuar lëndimi muskulor që do t’ia pamundësojë paraqitjen.

Tani AS shkruan se Isco mund të jetë të paktën 20 ditë jashtë fushave.

Sipas AS Isco mund t’i humbasë gjashtë ndeshje me radhë, derisa pritet rikthimi në fushë me 8 korrik në sfidën Real Madrid-Alaves.

Reali ka vuajtur me disa lëndime tashmë në këtë pandemi, (Nacho, Lucas Vázquez, Mariano dhe Jovic), që të gjithë janë të dëmtuar.

Derisa Hazard, Ramos, Bale dhe Carvajal që të gjithë u stërviten vetëm të mërkurën mbrëma, pasi patën disa pengesa pas ndeshjes së parë me Eibarin.

Të gjitha ekipet janë duke pasur probleme me lëndime pasi asnjëherë më parë, futbollistët s’kishin qëndruar pa u stërvitur së bashku siç ka ndodhur këtë vit për shkak të COVID-19, andaj pritet të jetë një finish interesant i sezonit në të gjitha ligat në Evropë.

(Kosova Sot Online)