Legjenda e Unitedit: Më kanë treguar se Pogba s’do të largohet

  • S.A /
  • 19 June 2020 - 12:32
Legjenda e Unitedit: Më kanë treguar se Pogba s’do të largohet

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, thotë se është absolutisht i bindur se mesfushori Paul Pogba do të qëndrojë në Old Trafford, pasi që thotë se “njerëzit e duhur” i kanë treguar atij se francezi s’dëshiron të largohet.

E ardhmja e Paul Pogbas kishte qenë pothuajse e sigurt se do të zhvillohej në ndonjë klub tjetër, pasi që vetë mesfushori francez e kishte shprehur dëshirën për të provuar sfida të reja në karrierë gjatë verës së kaluar,

Megjithatë, asnjë marrëveshje për transferimin e tij nuk u arrit gjatë atij afati kalimtar të verës, përkundër interesimit nga klube të mëdha evropiane, si Juventusi dhe Real Madridi.

Përderisa klubet, shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi, duken se nuk do të jenë të gatshme të shpenzojnë shuma të larta parash këtë verë, Manchester Unitedi po shpreson se do ta shfrytëzojë këtë për ta formuar një partnerit mbresëlënës në mesfushë mes Pogbës dhe Bruno Fernadesit.

E përkundër spekulimeve të  vazhdueshme për të ardhmen e Pogbas, Schmeichel pretendon se situata në realitet është shumë më ndryshe sesa ajo që po raportohet.

“Jam absolutisht i bindur se ai dëshiron të qëndrojë. Thjesht e di, kam folur me njerëzit e duhur”, ka thënë Schmeichel, kur u pyet për të ardhmen e Pogbas.

“Një gjë është mënyrë se si ai portretizohet në media për veprimet e tij dhe çfarë thotë vetë dhe një gjë tjetër është ajo që agjenti i tij po e bën. Ndërsa, një gjë plotësisht e ndryshme është realiteti në të vërtetë”.

“Ai dëshiroi vetë të kthehet në Manchester Unitedit, ai dëshironte të kthehet. Dhe ai, si çdo lojtar tjetër elitar në botë, e ka krenarinë e vet. Nuk mendoj se ai dëshiron të largohet, nuk mendoj ashtu”.

(Kosova Sot Online )