S’e ka besimin e lojtarëve dhe tifozëve, Sarri rrezikon postin e trajnerit

  • G.G /
  • 19 June 2020 - 13:25
S’e ka besimin e lojtarëve dhe tifozëve, Sarri rrezikon postin e trajnerit

Pas dështimit në finalen e Kupës së Italisë dhe në finalen e Superkupës së Italisë, trajneri Maurizio Sarri po përballet me kritika të shumta dhe dyshime për të ardhmen e tij në postin e trajnerit të Juventusit.

Ballina e Gazzetta dello Sport të premten hedh dyshim mbi të ardhmen e Maurizio Sarrit në Juventusit, pasi që shkruan se italiani është i vetëm dhe se lojtarët nuk i besojnë më atij, pas humbjes së finales së dytë gjatë sezonit 2019/20.

Pasi e kishte humbur Superkupën e Italisë kundër Lazios më herët këtë sezon, skuadra e Sarrit dështoi sërish në një ndeshje finale, pasi i penalltitë në ndeshjen kundër Napolit të mërkurën, në finalen e Kupës së Italisë.

Kjo humbje, dhe paraqitja e dobët e Juventusit gjatë ndeshjes, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, ka ndezur një alarm në Torino dhe mediat italiane raportojnë se 61-vjeçari e ka të rrezikuar vendin si trajner në Allianz Stadium.

Në ballinën e Gazzetta dello Sport thuhet edhe se një numër i madh i tifozëve të klubit italian kanë filluar ta humbin besimin te trajneri italian, pasi që po frikësohen se do ta humbin edhe titullin e Serisë A, pasi që Juventusi e ka vetëm një pikë më shumë sesa Lazio.

Pasi që Juventusi i ka fituar tetë titujt e fundit të Serisë A, kriteri minimal për Sarrin për ta vazhduar karrierën në karrigen e trajnerit është trofeu i Serisë A, ndërsa trajneri do të duhet ta dëshmojë veten edhe në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)