Futbollistit Ehad Morina ia hap dyert Amerika

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 15:56
 Futbollistit Ehad Morina ia hap dyert Amerika

Ehad Morina është njëri prej futbollistëve të shumtë kosovarë që luajnë në Evropë.

18 vjeçari e kishte nisur karrierën në futbollin gjerman, ku ka luajtur deri tash.

Mirëpo, atij së fundmi i është dhënë një mundësi e artë, për të studiuar dhe për të luajtur futboll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, bota ia ka hapur dyert futbollistit kosovar dhe ai e ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë mundësi jetësore.

Prandaj, futbollisti me origjinë nga Kamenica, respektivisht nga fshati Hodonoc, në muajin gusht pritet të shkojë për të jetuar në Texas, ku do të shkollohet për katër vjet dhe njëherësh do të luajë edhe futboll.

Ai së fundmi e kreu shkollën e mesme në Gjermani dhe e fitoi një bursë në SHBA, me ç’rast e mori edhe një ofertë për ta vazhduar ndërkohë karrierën si futbollist.

Morina synon t’i kryejë studimet në Amerikë, por ndërkohë nuk do ta lë assesi anash futbollin, të cilin e ka në zemër.

Talenti kosovar deri tash ishte pjesë e ekipit Heiligenhauser SV.

(Kosova Sot Online)