Ylli i Evertonit: Ka mbrojtës më të mirë se Van Dijk

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 16:03
 Ylli i Evertonit: Ka mbrojtës më të mirë se Van Dijk

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, beson se Virgil Van Dijk i Liverpoolit nuk është në mesin e tre qendërmbrojtësve më të mirë në botë, para derbit të qytetit mes dy klubeve të dielën.

Virgil Van Dijk ka qenë mbresëlënës që nga transferimi i tij në Liverpool nga Southamptoni në janar të vitit 2018, kur kishte thyer rekord si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë në atë kohë me çmimin prej 75 milionë funtesh.

Kapiteni i Holandës ka pasur rol kyç në sukseset e Liverpoolit, si në triumfin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar ashtu edhe në ecurinë mbresëlënëse në Premierligë gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, braziliani Richarlison nuk e vlerëson Van Dijkun si njërin ndër më të mirët në botë, përkundër që ai e humbi garën për Topin e Artë kundër Lionel Messit për një përqindje të vogël të votave.

“Njerëzit flasin shumë për të. Po, ai është një mbrojtës i mrekullueshëm, por unë tashmë e kam dribluar dhe kaluar atë”, ka thënë Richarlison.

Ai ishte zgjedhur si njëri ndër top tre mbrojtësit në botë pasi që e kishte një sezon të shkëlqyeshëm, por mendoj se ka mbrojtës më të mirë se ai”.

I pyetur se cilët mbrojtës mendon se janë më të mirë sesa 28-vjeçari i Liverpoolit, ai u përgjigj: Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos”.

(Kosova Sot Online)