Real Madridi shkruan historinë, 20 golashënues në La Liga

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 17:50
 Real Madridi shkruan historinë, 20 golashënues në La Liga

Që nga viti 1929, kur ka startuar kampionati i Spanjës, asnjë klub në histori kurrë nuk e ka përfunduar sezonin me 20 golashënues në skuadër.

Ky është rekordi që Real Madridi e theu mbrëmë në “Di Stéfano” pas golit të shënuar nga Marco Asensio, kur e mposhti portierin Cillessen pas vetëm 29 sekondave në fushë.

Ai ishte jashtë për 330 ditë për shkak të ligamenteve të gjurit që kishte këputur në korrik të vitit 2019.

Talenti spanjoll u kthye atëherë kur i duhet më së shumti Realit, u kthye me gol dhe asist dhe theu rekordin historik, pasi tashmë me Asension, 20 futbollistë të Realit e kanë gjetur rrjetën sezonin 2019/20.

Deri më tani nuk kanë shënuar vetëm Militao, Mendy dhe Brahim.

Arritja tjetër e Realit është numri i golave në histori të La Ligest, pas fitores 3-0 ka shkuar në 6,159 finalizime derisa Barcelona 6,158, raporton Gazeta Express.

Golashënuesit e Realit në La Liga këtë edicion:

Benzema: 16

Sergio Ramos: 6

Kroos: 4

Modric and Casemiro: 3

Vinicius, Rodrygo, Lucas Vázquez, Jovic, Valverde, Varane and Bale: 2

Hazard, Asensio, Carvajal, Nacho, Marcelo, Isco, James and Mariano: 1

(Kosova Sot Online)