Gabon Barcelona

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 07:09
Gabon Barcelona

Barcelona ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Sevilla

Është mbyllur 0-0 ndeshja mes Sevillës dhe Barcelonës e cila u zhvillua në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán”.

Dyja klubet dhanë më të mirën në fushë, kishin madje raste të mira shënimi, por nuk arritën asnjëherë t’i tundin rrjetat, duke ndarë kështu në fund pikët.

Kështu, Barcelona tani ka 65 pikë, tri më shumë se Real Madridi, që ka mundësi të barazojë me pikë liderin nëse të dielën ekipi i Zinedine Zidane merr pikët e plota në udhëtim te Real Sociedad.

(Kosova Sot Online )