Prishtina kërkon vetëm fitore për të qëndruar në hap me liderin

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 09:56
Prishtina kërkon vetëm fitore për të qëndruar në hap me liderin

Dita e Prishtinës.

Pas triumfit të Dritës, që është shkëputur në pesë pikë nga ndjekësi më i afër, Prishtina do të kërkojë sonte vetëm fitore kundër Dukagjinit.

Skuadra e Armend Dallkut aktualisht ka 47 pikë, derisa Drita ka 52 pikë.

Prishtina është në formë të lartë që pas kthimit pas pandemisë dhe në letër, Dukagjini është kafshatë e lehtë për skuadrën nga kryeqyteti.

 Sfida do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

Drenica Flamurtari dhe Gjilani Vushtrria janë dy sfidat tjera që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, derisa Feronikeli vs Llapi dhe Drenica vs Flamurtari luajnë të dielën.

Image

(Kosova Sot Online )