“Nuk jam i sigurt nëse ai do ta ndalte atë”, Solskjaer mbron De Gean pas kritikave nga Keane

  • 20 June 2020 - 10:35
 “Nuk jam i sigurt nëse ai do ta ndalte atë”, Solskjaer mbron De Gean pas kritikave nga Keane

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka mbrojtur portierin, David de Gea, i cili është kritikuar nga Roy Keane për paraqitjen në barazimin 1-1 me Tottenham.

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’ nuk është i lumtur për faktin se si De Gea e pranoi golin e Tottenham, edhe pse kishte më shumë mundësi ta ndalë goditjen e fortë të Steven Bergwijn.

Sido që të jetë. Solskjaer ka arsye që ta mbrojë atë, pas pritjeve tjera fantastike përgjatë 90 minutave.

“Jam i zhgënjyer që ata shënuan në rastin e parë që kishin dhe djaloshi goditi mjaft mirë”, tha ai.

“Roy ka qenë mesfushor fantastik, shok i mirë i imi, nuk jam i sigurt nëse edhe ai do ta kishte ndalur atë goditje”.

“David është i zhgënjyer gjithashtu me mënyrën si kaloi topi, por ne reaguam mirë dhe ai gjithashtu pasi pas 5 minutash bëri një pritje të mirë. Kishim disa minuta jo të mirë dhe ata dukeshin sikur do të shënojnë edhe golin e dytë”.

(Kosova Sot Online)