Bayerni ta harrojë uljen e çmimit të Sane

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 12:47
 Bayerni ta harrojë uljen e çmimit të Sane

Manchester City ia ka bërë me dije Bayern Munichut që të harrojë uljen e çmimit për Leroy Sane, raporton Telegraph.

Pep Guardiola konfirmoi të premten se Sane ka refuzuar tre herë rinovimin e kontratës pasi dëshiron të luajë për tjetër klub.

Manchester City do ta lejojë të largohet këtë verë nëse vjen oferta që ata duan, në të kundërtën do ta mbajnë derisa t’i skadon kontrata në vitin 2021.

City nuk dëshiron ta humbasë lirë anësorin gjerman, për të cilin fuqishëm interesohet Bayern Munich, por çmimi deri në 100 milionë euro është paksa i lartë në këtë kohë pandemie andaj do të jetë një verë vërtetë e nxehtë.

(Kosova Sot Online)