Zidane pas gabimit të Barcelonës: “Kemi edhe 9 finale”

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 13:56
Zidane pas gabimit të Barcelonës: “Kemi edhe 9 finale”

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, nuk ka dashur të flasë për rrëshqitjen e Barcelonës.

Me barazimin ndaj Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan, Barcelona e thelloi në 3 pikë avantazhin ndaj Real Madridit, por në rast të Los Blancos të dielën në mbrëmje në udhëtim në San Sebastian ndaj Real Sociedad do të marrin kreun e La Ligas pasi ndaj Barçës kanë avantazhin e ndeshjeve direkte.

Sido që të jetë, Zizu s’ka dashur të flasë për këtë, është i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, do të vazhdojmë të bëjmë atë që në takon neve. Kemi edhe 9 finale deri në fund dhe siç kemi bërë deri tani, do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha”, u shpreh Zizu.

DEKLARATAT E PIQUE: “Unë kam mendimin tim, por nuk do të them çfarë mendoj për ato që tha Pique, apo tjetri, apo tjetri, ne po mendojmë vetëm për ndeshjet tona, për ndeshjen e nesërme, asgjë më shumë”.

GJYQATRËT FAVORIZOJNË REALIN: “Nuk janë duke na favorizuar gjyqtarët”

ODEGAARD: “Odegaard aktualisht luan për tjetër klub. Në të ardhmen do të shohim çfarë do të bëjmë me të”.

ASENSIO: “Me Marco Asension duhet të shkojmë hap pas hapi, duhet të kemi kujdes”. 

(Kosova Sot Online)