Ylli i UFC-së i bën thirrje Tysonit: Eja luftojmë në kafaz, të premtoj se s’ta thyej asnjë asht

  • S.A /
  • 22 June 2020 - 10:25
Ylli i UFC-së i bën thirrje Tysonit: Eja luftojmë në kafaz, të premtoj se s’ta thyej asnjë asht

Pak ditë më parë, Jon Jones, kampion bote në artet e përziera marciale në peshën e lehtë, deklaroi tërheqjen e tij nga sporti. Por ylli i UFC-së duket se ka të tjera plane për të ardhmen. Ai i ka bërë një ftesë ikonës së boksit, Mike Tyson, për luftë në kafaz. Kjo deklaratë e Jones erdhi pas idesë që vetë Mike Tyson pati pak kohë më parë duke thënë se e vetmja mënyrë që kampioni i kafazit të mos tërhiqet nga sporti dhe të bëjë para është të duelojnë së bashku. Dhe Jones duket se e ka pranuar këtë sfidë.

“Një sportist i UFC-së nuk mund të bëjë kurrë aq shumë para sa një boksier i klasit të parë. Për t’ia dalë mbanë, për të bërë qindra miliona dollarë, Conor dueloi me Floyd Mayëeather. Që Jonës të fitojë aq shumë duhet të duelojë me mua”, pat thënë Mike Tyson.

“Po dëgjoj ofertën e Mike Tyson”, tha Jon Jones. “Jam gati të dueloj me ty në ring, në rast se më pas ti pranon të duelosh me mua në kafaz. Gjithçka e bëj sepse të respektoj shumë. Të premtoj se nuk do të të bëj asgjë, nuk do të thyej asgjë”, shkruan Jones.

(Kosova Sot Online )