Marcello Lippi: Interi plotësisht në garë për titull në Serie A

  • S.A /
  • 22 June 2020 - 13:18
Marcello Lippi: Interi plotësisht në garë për titull në Serie A

Ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi, beson se Interi është plotësisht në garë për titull në Serie A, pas fitores 2:1 kundër Sampdorias të dielën në një ndeshje të mbetur në ligë.

Dikur trajner i Interit, Lippi mendon se pavarësisht se zikaltrit nuk kanë duel të drejtpërdrejt me Juventusin, ata janë në garë për ta fituar titullin në ligë këtë sezon.“Për 15 ditë kam thënë se nëse Interi e mund Sampdorian, atëherë do të jetë gjashtë pikë larg liderit, prandaj tani është në garë për titull, pavarësisht se nuk ka duel direkt me Juventusin”, ka thënë Lippi për Rai Uno.

“Mendoj se Interi po lufton për titull”, shtoi ai.

Për më tepër, Lippi mendon se Juventusi do të lëshojë pikë sonte kundër Bolognas.

“Juventusi do ta ketë shumë të vështirë sonte në Bologna. Maurizio Sarri duhet ta bëjë skuadrën e vet të shënojë dhe të fitojë, përndryshe kundërshtarët po i afrohen”.

(Kosova Sot Online )