Ronaldo thyen rekord në Serie A

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 08:28
Ronaldo thyen rekord në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e theu rekordin e Rui Costas dhe u bë golashënuesi më i mirë portugez në histori të Serisë A, në fitoren e së hënës të bardhezinjve.

Cristiano Ronaldo e shënoi një penallti në pjesën e parë të fitores me rezultat 2:0 të Juventusit kundër Bolognas, një rezultat ky që bëri që bardhezinjtë të kalojnë në epërsi prej katër pikësh në krye të tabelës.

Goli i shënuar ishte i 22-ti i Ronaldos në Serie A këtë sezon, një më shumë sesa 21 golat që ai i kishte shënuar në sezonin e tij debutues në Torino, pas transferimit të tij nga Real Madridi në vitin 2018.

Pasi që ai tashmë e ka arritur shifrën prej 43 golave të shënuara gjithsej në ligën elitare italiane, 35-vjeçari e la prapa vetes Rui Costan dhe u bë portugezi me më së shumti gola të shënuara në histori të Serisë A.

Rui Costa kishte kaluar tetë vjet në Serie A, fillimisht duke luajtur për Fiorentinën e pastaj për Milanin mes viteve 1994 dhe 2006.

(Kosova Sot Online )